Summer Work and Travel SHBA
Summer Work and Travel in USA është një program i Shkëmbimit Kulturor, i cili u jep mundësinë studentëve nga e gjithë bota, të jetojnë dhe punojnë në ShBA gjatë pushimeve të shkollës në verë.
Ky program zhvillohet nga 15 Korrik – 15 Tetor (për studentët në Shqipëri), periudhë gjatë së cilës studentët mund të punojnë dhe të udhëtojnë si turistë deri në 4 javë nga dita e fundit e punës
Pyetjet më të shpeshta
Cilët janë kriteret e pjesëmarrjes?
Student me kohë të plotë(full time) në një institucion të lartë arsimor, të akredituar (Shikoni këtu listën)
- Mosha 18 – 26 vjeç
- Nivel mesatar i gjuhës së folur angleze
- Rezultate të mira akademike
Nëse plotësoni kriteret, KLIKONI KETU PER TE APLIKUAR.
Cilët janë opsionet e vlefshëm të programit?
Tandek e ofron programin në opsionet:
- Self Placed : opsioni në të cilin pjesëmarrësi e garanton në menyrë individuale kontratën e punës
- Job Placed : opsioni në të cilin sponsori garanton kontratën e punës
- Premium : Job Placed + SIM Card me Internet si dhe rimbursim të tarifës së programit në rast mos kualifikimi për vizë (ofruar nga Tandek) EKSKLUZIVE!
Çfarë përfshihet?
- Forma DS 2019 e lëshuar nga sponsori në ShBA, e cila ju lejon të punoni në ShBA
- Vendi i siguruar i punës (Job Placed dhe Premium)
- Siguracioni shëndetësor për në ShBA
- Orientimi përpara nisjes nga Shqipëria
- Asistenca në plotësimin e aplikimit për vizën J1
- 24 orë – asistencë telefonike falas
Si të aplikoj? Çfarë dokumentësh nevojiten për aplikim?
Ju mund të aplikoni online por për ekzaminim më të shpejtë të plotësimit të kritereve, ju këshillojmë që të na vizitoni pranë zyrës.
Si mund të regjistrohem?
Vetëm pranë zyrës Tandek, por fillimisht plotësoni aplikimin këtu
Më shumë informacion:
Çfarë nuk përfshihet?
- Bileta e udhëtimit vajtje-ardhje
- SEVIS (tarifë shtetërore Amerikane)
- Tarifa e takimit për vizë në Ambasadën Amerikane
Përse Tandek?
Bashkëpunojmë me organizatat më të mëdha sponsore
Ofrojmë mbështetje gjatë zhvillimit të programit
Kemi përvojë jetësore me këtë program
Gëzojmë për suksesin tuaj
Kemi 10 vite eksperiencë me këtë program
Seriozitet dhe profesionistë
Things To Know First
The Common Application is required for students applying to any or all of KU’s three degree. You’ll be able to choose your campus and program s that you are interested.
You will need :
- Contact information for the counselor or other school representative who will complete your Common Application School Report and submit your official high school transcript.
- Contact information for one teacher (or two, maximum) who will complete the Teacher Evaluation form.
- Nonrefundable $50 application fee. Students who are unable to pay the application fee can request a fee waiver.
Where To Apply?

Documents not submitted through the online method can be mailed to:
- Box 35300
- 1810 Campus Way NE
- Bothell, WA 98011-8246 USA